Ky është kulmi i turpit, hajnat e lidhur me bandën Devolli e luajnë rolin e hetuesit për zhvatje të shtetit

Ky është kulmi i turpit, hajnat e lidhur me bandën Devolli e luajnë rolin e hetuesit për zhvatje të shtetit
Ky është kulmi i turpit, hajnat e lidhur me bandën Devolli e luajnë rolin e hetuesit për zhvatje të shtetit

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 26 shtator 2020 - 08:18

Shkruan: Reshat Badallaj-Zhuriani

Këta janë faqja e zezë dhe këlyshët, zagarët dhe langonjtë e kësaj bande serbiane Devolli? Po e ripërsërisë për tu kuptuar më mirë kaptina e këtyre krye lehaqenve, se këta janë këlyshët, langonjtë dhe zagarët e bandës më të rrezikshme në tërë Ballkanin që quhet Devolli. Mirë, tani po pyesim publikisht çka u bë deri më tani, lëreni atë krimin kundër shtetit se dihet botërisht, por çka u bë me atë që deshën me direktiva të Serbisë t´i vrasin shqiptarët dhe ti tredhin që të mos shtohen, fjalën e kam kur deshën t´i helmojnë me krunde derrash, qenësh, gomarësh,që i pastruan stallat serbiane dhe i´a shtruan shqiptarëve në sofër!? Le të flasin kjo kope hajnash e langonjsh çka u bë, çka u hetua, sa u dënuan dhe kush u burgos? Jo,se pra kjo është vetëm zhurmë e këtyre kryebanditëve dhe krye mafiozëve të kanaleve të nëntokës kriminale,fjalën gjithmonë e kam me ata që janë të veshur me xhaketën e shtetit që nga presidenca e deri te kjo kopeja e fundit e Dullës dhe të kopilit të Titos.

Ky komision hetimor nuk është asgjë tjetër pos farsë e llojit të vetë dhe hile e këtyre bandave politike. Këta janë pa më të voglin dyshim të lidhur me bandën serbiane Devolli dhe kanalet më të rrezikshme kriminale të nëntokës. Ky është komision i turpit vetëm e vetëm për të bërë zhurmë dhe jo më shumë.

Bandë kriminale moafio-oligarkësh të gjakut serb që nuk vepron që nga dje me krimet kundër njerëzimit dhe kundër buxhetit të shtetit në Kosovë, prandaj ne pyesim se çka është bërë deri më tani kundër kësaj bande mafio-oligarkësh?

Natyrisht se asgjë, por ju nuk e dini edhe për çka!? Sepse këta që quhen komisione janë të lidhur ngushtë me këtë bandë dhe e ndajnë pazarin bashkë, pastaj e kanë bërë ZAP edhe atë sistemin e kalbur gjyqësor dhe askush nuk i trazon këta, dhe as që i´a prishin tymin e duhanit. Pra, kush do e bëjë hetimin kundër kësaj bande më të rrezikshme në tërë Ballkanin?

Kush janë ata qytetar mendjehollë e kuptojnë se kjo nuk është asgjë tjetër pos zhurmës dhe tallje me popullin, dhe mbajeni mend prisni edhe pak sa të afrohen zgjedhjet dhe do e shihni se çka pjellin këta krye lehaqen të bandave politike dhe si i ndërsejnë ata këlyshët që i kanë rrotull për të lehur!

Sa te marrin pushtetin këta krye banditë do e ndajnë hisen dhe pastaj do i mbulon pluhuri, do të harrohen dhe jo vetëm kaq, por serish do të vazhdojnë me krimin e hajnin deri në palcë sepse këta kryebanditë janë të sëmurë pas hajnisë dhe pushtetit. Pikërisht këta krye banditë bashkërisht shkatërruan dikasteret më të fuqishme të vendit. Për ti ndaluar këto banda duhet populli ta ngrihet me hu gardhi për t´i ndjekur. Ndryshe këta nuk kuptojnë sepse edhe drejtësia i ka futur veshët në lesh kurse nga këto lloj hetimesh që bëhen mos pritni gjë sepse po bëhen nga kjo kope e helaq të faqes së zezë”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".