Gruaja në Podujevë pengoi policët në kryerjen e detyrës, hapet rast ndaj saj

  • E.K /
  • 28 September 2020 - 10:16
Gruaja në Podujevë pengoi policët në kryerjen e detyrës, hapet rast ndaj saj

Një grua në Podujevë ka penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës dhe ndaj saj Policia ka hapur rast.

E gjithë ngjarja ndodhi kur disa qytetarë e kanë penguar një burrë në Podujevë që t’i vendosë mbeturinat në një lokacion të caktuar dhe si pasojë burri është ankuar në Policinë e Kosovës.

Policët dolën në vendin e ngjarjes, ndërsa u penguan nga një grua për kryerjen e detyrës. Rasti mbetet nën hetime të mëtutjeshme.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë rreth orës 12:00.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se ka hasur ne rezistencë të disa qytetarëve, për ta vendosur bazamentin e mbeturinave në atë lokacion. Njësia në vendin e ngjarjes ka hasur të dyshuarën femër kosovare, e cila i pengonte zyrtarët në kryerje të detyrës, ndaj saj është hapur rast dhe rasti mbetet nën hetime të mëtutjeshme”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. 

(Kosova Sot Online)