Në gjendje të dehur rrahu gruan në Fushë Kosovë, arrestohet nga Policia

  • E.K /
  • 28 September 2020 - 10:52
Në gjendje të dehur rrahu gruan në Fushë Kosovë, arrestohet nga Policia

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, i cili në gjendje të dehur e ka rrahur gruan e tij.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 22:50. Ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova  Sot