Mos ia falni krimit të organizuar paratë e fondeve të luftës, Fondit 3% dhe Vendlindja Thërret

Mos ia falni krimit të organizuar paratë e fondeve të luftës, Fondit 3% dhe Vendlindja Thërret
Mos ia falni krimit të organizuar paratë e fondeve të luftës, Fondit 3% dhe Vendlindja Thërret

Muhamet Kelmendi

  • 28 September 2020 - 07:47

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Fondi "Vendlindja Thërret" financojë luftën. Ndërsa, fondi 3%" financojë LDK-në , arsimin. Si dhe sa qëndron kjo është çështje që kërkohet nga komisionet e Kuvendit të Kosovës të hetohen dhe të paraqiten para opinionit publik në vend. Vetëm kështu krijohet një pasqyrë mbi fondet dhe dihet se ku kanë shkuar mjetet e shumta të mërgatës sonë. Nuk mundë të pranohen apriori gjendja aktuale. Duhet domosdo kështu të veprohet.

- Ka shumë tema që Kosova i ka "harruar". Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi duket se prioritet e kanë shtetin serb e jo popullin e Kosovës dhe çështjet e pazgjidhura në të. Ka kohë, që në legjislaturën e parë të Kuvendit, ku isha deputet, që kam paraqitur kërkesë dhe kam kërkuar nga Kuvendi formimin e dy komisioneve mbi problemet financiare. Atëherë kërkova formimin nga Kuvendi të dy komisioneve. 1. Komisionin për të hetuar Fondin e "3%" dhe 2. Komisionin mbi Fondin "Vendlindja Thërret". Të gjeturat nga komisionet do të i paraqiteshin Kuvendit për diskutim dhe aprovim dhe natyrisht edhe Prokurorisë për krime ekonomike. Kjo nuk u lejua nga partitë në pushtet. Çështja nuk qëndron vetëm këtu, por kryesisht te organet kompetente të luftimit të krimit ekonomik. Ato kurrë nuk e hetuan në tërësi këtë fushë shumë të përfolur në fushën e financimit. Dhe, për çudi, u hetuan gjoja 200 mije Euro të fondit të "3%". E kjo ishte më tepër se qesharake. Një fond që e kalon ndoshta shumën e një miliardi DM të hetohet për 200 mijë DM. Ndërsa, fondi tjetër, "Vendlindja Thërret", nuk u fute fare në analet e hetimeve. Natyrisht se këto dy fonde janë të ndryshme dhe diametralisht të kundërta.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".