Këshilltari i presidentit: Ka deputetë që gëzohen nga eliminimet politike të ish-pjesëtarëve të UÇK’së

  • E.K /
  • 28 September 2020 - 11:23
Këshilltari i presidentit: Ka deputetë që gëzohen nga eliminimet politike të ish-pjesëtarëve të UÇK’së

Këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, i ka reaguar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për mos miratimit të ligjit për vlerat e luftës.

Behramaj ka thënë se as 61 deputetë nuk janë të nuk janë të interesuar të mbrojnë luftën e UÇK-së.

”Kuvendi i Kosovës i ka 120 deputetë. Prej tyre, 100 janë deputetë shqiptarë. As 61 prej deputetëve shqiptarë nuk janë të interesuar që ta mbrojnë luftën e UÇK-së. Nuk janë të interesuar as të koordinohen dhe miratojnë një ligj që i mbron vlerat e luftës. Ndërsa, në anën tjetër, interesohen vetëm të përfitojnë politikisht dhe fshehurazi u gëzohen eliminimeve politike dhe ndëshkimit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së”, ka shkruar ai.

 

Kuvendi i Kosovës i ka 120 deputetë. Prej tyre, 100 janë deputetë shqiptarë. As 61 prej deputetëve shqiptarë nuk janë të...

Publiée par Adil Behramaj sur Lundi 28 septembre 2020

(Kosova Sot Online)