Anëtari i kryesisë së PDK’së paralajmëron padi për shpifje ndaj Vetëvendosjes së Albin Kurtit

  • E.K /
  • 28 September 2020 - 11:30
Anëtari i kryesisë së PDK’së paralajmëron padi për shpifje ndaj Vetëvendosjes së Albin Kurtit

Anëtari i kryesisë së PDK’së, Betim Gjoshi ka paralajmëruar shpifje për anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjoshi në Facebook thotë se për deklarimet e tyre do të ballafaqohen me të në Gjykatë.

“Babën tim e njohin të gjithë Drenica. Që nga vitet 80-ta ka qenë pjesë e lëvizjeve kombëtare dhe më pastaj një nga drejtuesit e UÇK-së që nga dita e parë. Albin K. nuk mund të fshihet pas degëve, të cilat për shpifjet që bëjnë do të ballafaqohemi në gjykatë. Kryetarit të Vetëvendosjes i paska djegur deklarata ime e djeshme dhe menjëherë paska aktivizuar shpifësit”, ka shkruar ai.

“Albin K. nuk mund ta mbrojë UÇK-në me Shkelzen Gashin, Haki Abazin dhe as me Erzen Vraniqin. Në Drenicë janë peshuar me votë edhe baba im edhe dega e Albin K. Vetëm ai është votuar 2-3 herë më shumë se e gjithë partia e tij”, ka thënë Gjoshi.

Anëtari i kryesisë së PDK’së, ka thënë dje se Albin Kurti dhe Vetëvendosje janë ata që e duan Gjykatën Speciale.

 

Babën tim e njohin të gjithë Drenica. Që nga vitet 80-ta ka qenë pjesë e lëvizjeve kombëtare dhe më pastaj një nga...

Publiée par Betim Gjoshi sur Lundi 28 septembre 2020

(Kosova Sot Online)