73 raste aktive me COVID-19 në Gjilan, priten rezultatet edhe të 12 mostrave

  • E.K /
  • 28 September 2020 - 11:41
73 raste aktive me COVID-19 në Gjilan, priten rezultatet edhe të 12 mostrave

Komiteti për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, ka mbajtur sot takimin e radhës, i cili është udhëhequr nga nënkryetari, Arbër Ismajli.

Ismajli tha se është lajm i mirë rënia e numrit të rasteve pozitive, derisa konfirmoi se janë 73 raste aktive në këtë komunë.

Në këtë komunë janë shënuar gjithsej 1 mijë e 8 të infektuar me koronavirus, prej tyre 891 të shëruar, 44 të vdekur, 12 të hospitalizuar.

Po ashtu bëhet e ditur se janë në pritje rezultatet edhe të 12 mostrave. 

(Kosova Sot Online)