Një muaj paraburgim për personin që dyshohet se dhunoi sek*ualisht të miturën në Gjilan

  • E.K /
  • 28 September 2020 - 15:59
Një muaj paraburgim për personin që dyshohet se dhunoi sek*ualisht të miturën në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit Sh. J.

Përmes një komunikate për media, Gjykatan njofon se SH.J e kishte shfrytëzuar të miturën seksualisht dhe pasi ajo ka mbetur shtatëzënë, e ka detyruar të abortojë.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri duke e shfrytëzuar të miturën, e dërgon në motele të ndryshme, duke e detyruar të kryej marrëdhënie seksuale, ashtu që e mitura mbet shtatzënë, pastaj i pandehuri duke e shfrytëzuar brishtësinë e saj e dërgon në një ordinancë private të miturën dhe aty kryen abortin”. thuhet në komunikatë.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale “dhunimi”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që duke marrë bazë edhe rrezikshmërinë e kësaj vepre, pasojat të cilat i janë shkaktuar të miturës, si dhe ambientit dhe kushtet në të cilat jeton i pandehuri, të gjitha këto japin arsye për të besuar se me gjetjen e tij në liri mund të përsërisë veprën penale”, përfundon komunikata.

(Kosova Sot Online)