Salih Mustafa nuk deklarohet për fajësinë, kërkon konsulta me avokatin

  • E.K /
  • 28 September 2020 - 15:40
Salih Mustafa nuk deklarohet për fajësinë, kërkon konsulta me avokatin

I akuzuari i Speciales, Salih Mustafa në seancën para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Hagë nuk ka pranuar që të deklarohet për fajësinë.

Në këtë seancë, Mustafës iu është deklaruar se për fajësinë mund të deklarohet në seancën e sotme, apo të vendos që këtë ta bëjë brenda 30 ditësh.

“Brenda 30 ditësh do të thirreni që të pranoni fajësinë apo të deklaroheni fajtorë, nëse doni mund të deklaroni menjëherë nëse pranoni fajësinë apo të deklaroheni i pafajshëm. Do të ju pyes, a keni pasur mundësinë që t’i diskutoni akuzat me avokatin tuaj”, kanë thënë nga Specialja.

Megjithatë, Mustafa ka deklaruar se për fajësinë nuk do të deklarohet sot, pasi që iu duhet kohë për të diskutuar me avokatin.

‘Nuk do të deklarohem sot, do të konsultohem me avokatin”, ka thënë ai.

Aktakuza kundër Salih Mustafës u konfirmua më 12 qershor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, më të njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon Salih Mustafën me përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare.

(Kosova So t