12 pacientë me Covid -19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, njëri nga ta, në gjendje të rëndë

  • E.K /
  • 29 September 2020 - 10:08
12 pacientë me Covid -19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, njëri nga ta, në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë që nga dje sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka filluar ofrimi i të gjitha shërbimeve shëndetësore që ishin ndërprerë si pasojë e Pandemisë, bën të ditur ky spital në faqen zyrtare në Facebook.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 226 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,261 analiza.

203 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 16 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

3 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 1 lindje kanë qenë normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, të gjithë të gjinisë mashkullore.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 7 operacione

1 Pacientë me Covid-19 është shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 12 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 8 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 1 pacient është në gjendje më të rëndë.

(Kosova Sot Online)