Zgjedhje të reja me marrëveshje politike, për ti dhënë zgjidhje kolapsit institucional dhe bllokimit të vendimmarrjes në Kuvendin e Kosovës

Zgjedhje të reja me marrëveshje politike, për ti dhënë zgjidhje kolapsit institucional dhe bllokimit të vendimmarrjes në Kuvendin e Kosovës

Hajrullah Tërnava

  • 29 September 2020 - 07:40

Shkruan: Hajrullah Ternava

Nëse opozita nuk e jep votën për këtë Projektligj për rimëkëmbjen ekonomik, sepse ka bindje që ky Projektligje do e varfëroj edhe më shumë qytetarin e sajë, dhe i propozon Qeverisë që të merr kredi në të tjera fonde për rimëkëmbjen e situatës së vështirë të kësaj kohe ku e pranishme është pandemia që e ka kapluar tërë botën, edhe qeveria në pushtet duhet të jetë më kooperative dhe për të mirën e popullit të daljes nga kjo krizë, apo edhe ta pranoj faktin për shkuarje në zgjedhje të ardhshme të reja, të parakohshme dhe të lihen në një anë inate partiake politike.

Koalicioni qeverisës mbas rrëzimit të qeverisë Kurti, e me këtë aleancë në numër të madh të qeverise Hoti, që tani në tersi si kane mbi 60 vota, është një improvizim i ulët dhe i turpshëm i këtij koalicionit, i cili bënë përpjekje për mbijetesë në vazhdim të funksionimit, duke pritur mbështetjen e opozitës për të gjitha vendimet që e presin dhe duhet ti merr në Kuvend. Tani do ishte momenti i fundit për një korrektësi nëse partitë politike do të mundë të ulen dhe të përcaktojnë me konsensus kohën e mbajtjes së zgjedhjeve të reja për hire të së mirës së vendit dhe popullit i cili po i paguan shtrenjtë këto lojëra politike, ngase edhe zhvillimet në seancën e fundit dëshmuan se vendimmarrja e pushtetit në parlament është e pa mundur në këtë përbërje të tanishme në raportet pozitë opozitë. Ka kohë që parlamenti është totalisht në kolaps dhe kështu nuk shkohet para, sepse opozita nuk jep votën për të ja bërë argatin qeverisë, sepse i ka akoma të freskëta prapaskenat që iu bënë qeverisë Kurti, edhe atëherë kur është në pikëpyetje interesi i përgjithshëm, edhe ai ekonomik i qytetarëve. Për herë të tretë ka dështuar në Kuvend votimi i Projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike i cili do të ju mundësonte qytetarëve tërheqjen e 10% të kursimeve të tyre në Trust-Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".