Gjuriq: Nëse ka vdekur Asociacioni, ka vdekur edhe mundësia që dialogu të ketë sukses

  • E.K /
  • 29 September 2020 - 11:07
Gjuriq: Nëse ka vdekur Asociacioni, ka vdekur edhe mundësia që dialogu të ketë sukses

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se nëse marrëveshja për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ka vdekur, atëherë ka vdekur edhe vetë dialogu.

“Nëse, siç thotë Prishtina se ideja e Asociacionit ka vdekur, atëherë edhe mundësia që dialogu të ketë sukses ka vdekur”, ka thënë Gjuriq në Tv Prva, teksa ka komentuar deklaratat e Prishtinës zyrtare se në Bruksel s’do të ketë dialog për Asociacionin.

Gjuriq tutje ka thënë se nëse Evropa dështon ta bindë Kosovën për t’u kthyer në tavolinë dhe për të diskutuar për Asociacionin, atëherë Brukseli s’mund të presë të ketë diskutime produktive. 

(Kosova Sot Online)