Arka e shtetit mbetet e paprekur sa i përket menaxhimit të pandemisë, thotë Zemaj

  • E.K /
  • 29 September 2020 - 12:52
Arka e shtetit mbetet e paprekur sa i përket menaxhimit të pandemisë, thotë Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se deri tani nga arka e shtetit nuk është përdorë asnjë cent për luftën me COVID-19 dhe krejt kjo falë donatorëve.

Gjithashtu ka njoftuar se nga donatorët ka marrë konfirmim se ndihmat …–për shtetin e Kosovës do të vazhdojnë.

Se Kosova është më mirë se vendet e rajonit e madje edhe më mirë se vendet me sistem shëndetësor më të avansuar, sa i përket menaxhimit të pandemisë, ua thash edhe donatorëve dhe partnerëve ndërkombëtarë në takimin e rregullt javor, të mbajtur në mënyrë virtuale.

Kosova dhe Ministria e Shëndetësisë është me fat që ka partner ndërkombëtare që po ndihmojnë vendin tonë në luftë kundër Covid 19.

Mora konfirmimin që bashkëpunimi i ndërsjellë si dhe ndihmat në format ndryshe, nga donatorët, do të vazhdojnë.

Që nga marrja e mandatit si ministër i Shëndetësisë, nuk kam shpenzuar asnjë cent nga arka e shteti sa i përket menaxhimit të pandemisë, e gjithë ky rrugëtim është bërë me ndihmën e donatorëve.

Donatorët që po ofrojnëë ndihmë shumë të çmuar në këtëë kohë të pandemisëë, janëë shtetet sikurse: ShBA, Japonia, Luksemburgu, Gjermania, Austria, Zvicra, Norvegjia, Turqia, Jordania, Katari, Zyra e Bashkimit Evropian, Agjencia e Kombeve të Bashkuara (OBSH, UNICEF, UNDP, Banka Botërore).

Miku i mirë në ditë të vështirë.

Faleminderit, jemi mirënjohës përgjithmonë

(Kosova Sot Online)