Lexoni edhe:
Avokati Gashi publikon dëshminë e Milaim Zekës në Gjykatën Speciale: Akuzat e tij kundër UÇK-së mbetën aty
Shkruan: Gani Qarri
-Qeveria Hoti medoemos duhet ta dëshmojë guximin që ta kundërshtojë me këmbëngulje kërkesën ultimative të Serbisë, duke u bazuar në konstatimet e Gjykatës Kushtetuese, e cila dëshmon se krijimi i Asociacionit sipas marrëveshjes së nënshkruar me 25 gusht të vitit 2015 nga Isa Mustafa, bie ndesh me mbi 22-23 nene të Kushtetutës. Dhe si përfundim, Asociacioni mund të formohet vetëm ashtu siç është parashikuar në marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 19 prill të vitit 2013 dhe sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili duhet të jetë në pajtueshmëri me standardet kushtetuese të Republikës së Kosovës.
-Mungesa e shtet ndërtimit të njëmendtë në një vend të dalë disa vjet më parë nga lufta,të cilin pak kohë pas çlirimit, arritën ta kapnin kriminelët dhe mafio oligarkët më të sofistikuar, edhe pas vendimit pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi, në favor të Pavarësisë së Kosovës, e sollën Kosovën në kontekst aq të pa favorshëm historik, sa edhe pas 21 vitesh nga dëbimi i Serbisë, duhet serish të luftojë për statusin e saj.
Madje pikërisht në pjesën e rrugëtimit të viteve të fundit, në vend të forcimit të sovranitetit dhe pavarësisë së saj shtetërore, insistimet e të akuzuarit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kuislingut Hashim Thaçi për ndarjen e Kosovës, e futën Kosovën në rrugë të pakrye dhe luftë për mbijetesë, mbrojtjen e tërësisë territoriale, të pavarësisë dhe ekzistencës së saj shtetërore. Ndaj sot çështja më qenësore në vendin tonë të cilin Hashim Thaçi me shokë 21 vite pas çlirimit e kthyen në një shtet të parealizuar,është lufta e brendshme për ta bindur Qeverinë Hoti, që të heq dorë nga diskutimi i temës së Asociacionit të komunave me shumicë serbe,të nënshkruar nga renegati jugo komunist Isa Mustafa më 2015. Kështu që kundërshtimet më të mëdha politike për këtë, filluan të bëhen serish nga opozita kundër kësaj teme, menjëherë pas bërjes publike të marrëveshjes në Uashington, gjë që pikërisht Asociacionin e kthen në testin kryesor për konsistencën e Qeverisë në dialog, për të mos i bërë kompromise tjera shtesë, Serbisë në këtë çështje të rrezikshme për ekzistencën e shtetit tonë.
Madje nën presionin e brendshëm edhe kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, pavarësisht faktit që në Uashington e ka pranuar këtë kërkesë të çmendur të Serbisë, të enjten deklaroi, se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumice serbe është e mbyllur dhe se nuk do të diskutohet më për të. Dhe sipas tij kjo nuk është temë që do hapet serish në procesin e dialogut", nëse Serbia nuk e pranon krijimin e asociacionit sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e cila ka konstatuar se marrëveshja e vitit 2013 ishte në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës pasi që Asociacionit i janë dhënë padrejtësisht edhe kompetenca ekzekutive.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".