Pompeo thotë se dhuna mes Armenisë e Azerbajxhanit duhet të ndalet

  • E.K /
  • 29 September 2020 - 13:00
Pompeo thotë se dhuna mes Armenisë e Azerbajxhanit duhet të ndalet

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, të bartën u bëri thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit që t’i ndalin përleshjet pas vazhdimit të luftimeve për disa ditë me radhë.

Pas takimit me homologun grek, Nikos Dendias, Pomepo deklaroi: “Ministri i Jashtëm dhe unë e adresuam konfliktin në Nagorno-Karabak, ku të dyja palët duhet ta ndalin dhunën dhe të punojnë ne Grupin e Minskut e t’iu kthehen negociatave përmbajtësore sa më shpejt që është e mundshme”.

Përleshja e armatosur mes dy vendeve me raporte të tensionuara filloi të dielën dhe vazhdoi të hënën e të martën.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit, të publikuar të martën në mëngjes, gjatë natës së kaluar ka pasur luftime me artileri të rëndë mes forcave azere dhe armene.

Palët e kanë akuzuar njëra-tjetrën për nisje të konfliktit, i cili nuk është i pari mes tyre. Përleshje vdekjeprurëse mes këtyre shteteve pati edhe në korrik të këtij viti dhe konflikti i ngrirë ekziston de fakto që nga viti 1991.

(Kosova Sot Online)