A do të hapen kufijtë me Maqedoninë e Veriut? Zemaj thotë se tash mund të rishikohen masat

  • E.K /
  • 29 September 2020 - 14:19
A do të hapen kufijtë me Maqedoninë e Veriut? Zemaj thotë se tash mund të rishikohen masat

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është takuar sot me zëvendësministrin e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut dhe kanë diskutuar për situatën epidemiologjike në të dy shtetet.

Në këtë takim u theksuar edhe mundësia e rishikimit të masave lidhur me qarkullimin midis dy shteteve, kështu bëri të ditur Zemaj përmes një postimi në Facebook.

“Në takim u theksua se përmirësimi i situatës lidhur me Covid-19 në dy vendet tona, jep mundësinë e rishikimit të masave lidhur me qarkullimin midis dy shteteve, duke ndihmuar kështu edhe subjektet e fushës ekonomike që të përballojnë situatën e krijuar nga Covid-19”, shkroi Zemaj. 

 

Bashkë me , z. Ilir Hasani, Zëvendësministrin e Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut diskutuam për...

Publiée par Armend Zemaj sur Mardi 29 septembre 2020

(Kosova Sot Online)