E ngacmoi sek*ualisht një grua përmes Instagramit, arrestohet burri nga Gjilani

  • E.K /
  • 30 September 2020 - 10:36
E ngacmoi sek*ualisht një grua përmes Instagramit, arrestohet burri nga Gjilani

Policia në Gjilan ka arrestuar një person të dyshuar për ngacmim seksual ndaj një gruaje

Rasti ka ndodhur gjatë muajit shtator në fshatin Ponesh të Gjilanit.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari ka ngacmuar viktimën përmes rrjetit social instagram.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar  i cili përmes rrjetit social Instagram  e kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër  kosovare”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

(Kosova Sot Online)