Ministra e zyrtarë, komisioni për hetimin e privatizimin do të intervistojë 21 persona

  • E.K /
  • 30 September 2020 - 10:39
Ministra e zyrtarë, komisioni për hetimin e privatizimin do të intervistojë 21 persona

Kryesuesi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, Hajrulla Çeku, në një konferencë për media ka treguar për veprimet që janë marrë në fazën e parë të punës së komisionit.

Çeku para mediave ka bërë të ditur se ky komision ka mbajtur mbledhje të rregullta në baza javore, derisa thotë se tashmë është miratuar plani i punës.

“Tashmë kemi hyrë ne muajin e dytë të puëns, deri tash kemi mbajtë mbledhje në baza javore ku janë mbajtë mbledhje të rregullta, fillimisht është miratu plani i punës, është miratu lista e dëshmitarëve që do të ftohen për intervistim. I kemi angazhuar katër ekspertë të jashtëm dhe që nga fillimi deri në këtë moment kemi grumbulluar një numër të madh të provave dhe dokumenteve”, ka thënë ai.

Deputeti i LVV’së ka treguar se kush do të intervistohet nga komisioni duke kërkuar edhe nga të gjithë ata që kanë dëshmi për procesin e privatizimin t’i dorëzojnë në komision.

“Me rëndësi është intervistimi i dëshmitarëve është punë shumë e rëndësishme në listë i kemi 21 dëshmitarë dhe në këtë grup bëjnë pjesë ish’ministra përgjegjës për privatizimin, kryesues dhe anëtar të komisionit.

Nga 12 tetori e tutje do të fillojë intervistimi i dëshmitarëve, derisa, do të ketë edhe grup të dytë ku hyjnë pronar të kompanive, gazetarë që e kanë përcjellë dhe monitoru punën e ndërmarrjeve”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)