Avokati serb për Specialen: Vështirë të vërtetohen krimet që pretendohen se u kryen nga ish-ushtarët e UÇK-së

  • E.K /
  • 30 September 2020 - 11:04
Avokati serb për Specialen: Vështirë të vërtetohen krimet që pretendohen se u kryen nga ish-ushtarët e UÇK-së

Avokati serb, Nebojsha Vlajiq, ka thënë se është shume e vështirë që Gjykata Speciale t’i provojë krimet që pretendohet të jenë kryer nga disa ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Vlajiq në një prononcim për Radio Televizionin e Serbisë (RTS), tha se serbët janë skeptikë dhe mosbesues ndaj punës së Gjykatës Speciale, pas përvojave të mëhershme kur Tribunali i Hagës nuk arriti t’i provonte shumë akuza për krime lufte.

“Koha bën gjithçka… Do të jetë e vështirë të provohet, por jo e pamundur”, tha Vlajiq.

Sipas Vlajiq, edhe më problematike provimin e akuzave e bën fakti që kjo gjykatë ka filluar të punojë më shumë se 20 vjet pas luftës.

Sa i përket rrjedhjes së dokumenteve nga Dhomat e Specializuara, Vlajiq thotë se kjo është e rëndë dhe e rrezikshme, dhe një nga skandalet më të mëdha që ka ndodhur në historinë e gjyqësorit.

(Kosova Sot Online)