Befason moti, temperaturat pritet të arrijnë deri në 29 gradë në tetor

  • E.K /
  • 30 September 2020 - 13:57
Befason moti, temperaturat pritet të arrijnë deri në 29 gradë në tetor

Fillimi i muajit tetor parashikohet të jetë me temperatura më të larta se ditët e kaluara.

Sipas Prishtina Weather, në ditët e para të muajit që vjen do të ketë rritje të temperaturave dhe më shumë diell. Gjatë fundjavës temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 25 gradë.

Njoftimi i Prishtina Weather:

30.09.2020 – Ditëve të para të muajit tetor vendi ynë do të jetë nën ndikimin e fushave të presionit më të rritur, që do të favorizojnë kthjellime dhe mot kryesisht me diell. Ndërkohë nga Afrika veriore gradualisht do të shtrihen masa më të nxehta ajrore që ditëve të fundjavës do të rrisin temperaturat maksimale edhe mbi 25C, e ditën e hënë në Dukagjin mund të arrijnë deri në 29C.

Ditëve të para të javës së ardhshme depërtimi i fushave të presionit të ulët mbi Itali dhe rajon, sjell sërish kushte për të reshura shiu, me mundësi edhe për bubullima.

1.10 – Vransira dhe intervale me diell.
2.10 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë, herë herë me vransira kalimtare. Në mëngjes freskët, në vise të ulëta mundësi për mjegull.
3.10 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë.
4.10 – Shumë ngrohtë, kohëpaskohe me vransira dhe intervale me diell. Në perëndim të vendit mundësi për ndonjë reshje lokale shiu.
5.10 – Shumë ngrohtë, me vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 7C deri 13C, e maksimalet nga 19C deri në 27C në fundjavë.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu jugor 4-10m/s.
Shtypja atmosferike në rënie, nga e premta në rritje përreth vlerave normale.

(Kosova Sot Online)