Ja pse po dështon skenari i ndërhyrjes politike në Gjykatën Speciale

Ja pse po dështon skenari i ndërhyrjes politike në Gjykatën Speciale
Ja pse po dështon skenari i ndërhyrjes politike në Gjykatën Speciale

Nexhat Haziri

  • 30 September 2020 - 07:47

Shkruan: Nexhat Haziri

Shpresoj që qytetarët janë tashmë të vetëdijesuar dhe nuk do të ndikohen nga deklaratat si kjo e këshilltarit të presidentit Thaçi, pasi Gjykata Speciale nuk po e gjykon UÇK-në dhe nuk ka të bëjë asgjë me luftën e drejtë të popullit shqiptar për liri, por ka të bëjë me individ të cilët kanë abuzuar në emër të luftës duke kryer krime ndaj civilëve, krime këto individuale dhe të paplanifikuar, port ë tilla nuk mund të themi edhe për vrasjet politike të zyrtarëve të LDK-së, të cilat ishin të planifikuara dhe kishin për qëllim dobësimin e këtij subjekti politik.

-Ngjarjet e fundit që kanë të bëjnë me arrestimet nga Gjykata Speciale, kanë qenë të pritshme të ndodhin, përjashto këtu arrestimin e krerëve të OVL të UÇK-së, të cilët u bënë protagonistë kryesor të një skenari me të ashtuquajturat dosje të Gjykatës Speciale, përmes të cilave shihej qëllimi i tyre për t’i frikësuar dëshmitarët dhe në njëfarë forme për ta goditur kredibilitetin e Gjykatës Speciale. Kjo ka bërë që dinamika e arrestimeve të jetë më e shpejtë dhe të tilla do të ndodhin në javën e ardhshme, në mënyrë që skenari i të ashtuquajturave dosje të Gjykatës Speciale mos të ndikojnë të dëshmitarët. Sa i përket deklaratës së këshilltarit të Presidentit Thaçi, Adil Behramaj, duke akuzuar deputetët se gjoja nuk po duan ta mbrojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, përkundrazi, i gëzohen përndjekjes që po bëhet ndaj ish luftëtarëve, është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në sistemin e drejtësisë, dhe si e tillë tenton për të ngritur tensione në vend ne emër të një patriotizmi të shpifur. Deklarata të tilla do të vazhdojmë të dëgjojmë edhe gjatë gjithë procesit të Gjykatës Speciale, por të cilat nuk do të ndikojnë në punën dhe vënien e drejtësisë në vend nga Gjykata Speciale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".