Miratohet Projektligji, 220 mijë euro kosto shtesë për financimin e partive politike

  • E.K /
  • 30 September 2020 - 14:11
Miratohet Projektligji, 220 mijë euro kosto shtesë për financimin e partive politike

Projektligji për Financimin e partive politike është miratuar nga Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës.

Në këtë komision ka raportuar rreth ketëj projektligji edhe zëvendëskryeministri i Finacave Agim Krasniqi.

Ai tha se projektligji është hartuar nga zyra e kryeministrit, dhe kostoja shtesë e projektligjit do të jetë mbi 220 mijë euro.

“Ky projektligj është pjesë legjislative e programit për vitin 2020. Në proces të hartimit janë konsultuar edhe përfaqësues të subjekteve politike. Ky projektligj parasheh dispozita ligjore që kanë të bëjnë me auditimin e pasqyrave financiare për subjektet politike dhe kjo është bërë me qëllim që të rritet transparenca. Kostoja shtesë e projektligjit do të jetë mbi 220 mijë euro”, tha ai.

Deputeti Bedri Hamza nga PDK-ja ka kërkuar që të mos vendosen kritere që e shtrëngojnë punën e subjekteve politike.

“Ligji është i mirë sepse e rregullon një fushë dhe ka nevojë e për transaprencë. Ajo çka unë kam vërejte nuk është mirë me e u vendos kritere të cilat realisht janë shtrëngesë për punën e partive politike pastaj e devijojnë qëllimin. Do ta përkrahim në parim këtë projektligj që të vendoset në lexim të parë ne seance dhe pastaj të ketë mundësi të plotësohet”

Deputeti Fatmir Rexhepi nga LDK-ja ka thënë se në parim e përkrah projektligjin.

“Në parim e përkrahi projektligjin dhe ndryshimet janë të arsyeshme. Unë mendoj qe amandamentimet nëse i shohim të arsyeshme kemi mundësi që pas leximit të parë në parlament ti trajtojmë.”, tha ai

Ky projektligj plotëson dhe ndryshon ligjin për financimin e partive politike dhe ligjin për zgjedhje.

(Kosova Sot Online)