Burgoset e reja që nisi të shesë kokainë, pasi humbi punën si stjuardesë nga koronavirusi

  • A.P /
  • 30 September 2020 - 21:26
Burgoset e reja që nisi të shesë kokainë, pasi humbi punën si stjuardesë nga koronavirusi

Burgoset e reja që nisi të shesë kokainë, pasi humbi punën si stjuardesë nga koronavirusi

Një stjuardesë është burgosur me 28 muaj për trafik droge pasi iu fut botës së krimit kur humbi punën për shkak të krizës nga koronavirusi.

Alexandra Dobre, 27 vjeç, ka punuar me dy kompanitë ajrore, Ryanair dhe Wizz Air, në aeroportin e Londrës, por u hoq nga puna që prej karantinës.

Ajo filloi marrëdhënie me një person të cilin e njohu në rrjete sociale dhe u zhvendos në Stanffordshire, përpara se të pranonte të shpërndante kokainë pasi kishte mungesë parash.

Një ditë, policia e ndaloi teksa ajo ishte me makinën e saj dhe brenda në çantë iu gjetën 6 qese me kokainë.

“Ajo u ndje në vështirësi në momentin që policia e pyeti se ku jetonte, kjo bëri që të bëhej një kontroll më i imtësishëm për të,” tha një oficer policie.

(Kosova Sot Online)