Nga sot fillon aplikimi për patentë-shofer ndërkombëtar

  • E.K /
  • 01 October 2020 - 08:04
Nga sot fillon aplikimi për patentë-shofer ndërkombëtar

Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga sot do të fillojë aplikimin për patentë-shoferë ndërkombëtar.

Aplikimi do të bëhet në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente, sipas  procedurave të përcaktuara në udhëzimin administrativ për përcaktimin e formës, përmbajtjes dhe procedurës së lëshimit të patentë shoferëve ndërkombëtarë në Republikën e Kosovës.

(Kosova Sot Online)