Dështimet qeveritare edhe përkitazi me dëmtimet morale e materiale të Kosovës dhe të qytetarëve të Kosovës për krimet serbe

Dështimet qeveritare edhe përkitazi me dëmtimet morale e materiale të Kosovës dhe të qytetarëve të Kosovës për krimet serbe
Dështimet qeveritare edhe përkitazi me dëmtimet morale e materiale të Kosovës dhe të qytetarëve të Kosovës për krimet serbe

Riza Smaka

  • 01 October 2020 - 07:55

Shkruan: Prof. Dr. Riza Smaka

Për të qenë edhe me keq, deri sot, në mënyrë institucionale as serioze, përfaqësues e përfaqësuese të vendit tonë, në bisedime dhe në takime të nivelit ndërkombëtar, këtë temë delikate të rëndësisë së veçantë për qytetarët tanë të dëmtuar rëndë si dhe për vendin tonë, nuk e kanë prezantuar as shtruar për trajtim meritorë! Sikundër të kishte qenë shteti serb në pozitën në të cilën ndodhet vendi ynë, padyshim, nga viti 1999 e vijimisht, ditë e natë e natë e ditë, këtë temë, në të gjitha mediet, nivelet e strukturat ndërkombëtare,do të kishte aktualizuar ashpërsisht, intensivisht, sistematikisht dhe tejet seriozisht! Pasiviteti, indolenca dhe indiferenca qeveritare e përgjithësisht pushtetare kosovare referuar nevojës imediate të justifikuar për reimbursime të dëmeve dhe dëmtimeve morale e materiale të sipër përmendura nuk mund të justifikohet me asgjë prej gjëje!

Sikundër dihet nga mbamendja historike,nga historiografia dhe faktografia e pakontestuar e shekujve XIX- të dhe XX-të , shteti serb , në zbatim të politikave hegjemoniste antishqiptare, veçanërisht gjatë etapave historike – kritike, kundër shqiptarëve , përgjithësisht e ,atyre të Kosovës ,veçanërisht , ka ushtruar dhunë anti civilizuese krejtësisht në funksion të zhdukjes fizike dhe të popullimit të trojeve të tyre me elementin sllav kryesisht me serbë.

Shteti serb , vetëm gjatë periudhës 1998-99 , në Kosovë , në mënyrë të parapërgatitur, me instrumente e mekanizma militare e politare , kundër popullit shqiptar, ka pas kryer krime lufte deri në nivelin e gjenocidit duke i shkaktuar diskriminime kombëtare,armatosje të serbëve kosovarë dhe çarmatosje të shqiptarëve, dëbime arbitrare nga marrëdhëniet e punës dhe nga funksionet publike, keqtrajtime, plaçkitje, përdhunime, plagosje, vrasje deri në dëbime masovike !

Së andejmi , dëmet dhe dëmtimet morale dhe materiale në disfafvorin e shqiptarëve të Kosovës të shkaktuara nga autoritetet hegjemoniste serbe ishin dhe mbetën jashtëzakonisht të larta dhe deri tani as pjesërisht, por dot nuk janë proceduar për reimbursime.

Qeveritë e vendit tonë, asnjëra sosh, deri sot, në favorin e remimbursimeve të dëmeve dhe të dëmtimeve morale e materiale në disfavorin e shqiptarëve të Kosovës, konvencionalisht, nuk kanë ndërmarrë asgjë !

Pasiviteti, indolenca dhe indiferenca qeveritare dhe përgjithësisht pushtetare e tillë,është për tu vajtuar në një anë dhe pashmangshëm nxitë neveri, indinjatë, dëshpërim dhe zhgënjim publik adresuar institucioneve publike, në radhë të parë, qeverive, prokurorive dhe gjykatave të vendit tonë, në anën tjetër. Për të qenë edhe me keq, deri sot, në mënyrë institucionale as serioze, përfaqësues e përfaqësuese të vendit tonë, në bisedime dhe në takime të nivelit ndërkombëtar, këtë temë delikate të rëndësisë së veçantë për qytetarët tanë të dëmtuar rëndë si dhe për vendin tonë, nuk e kanë prezantuar as shtruar për trajtim meritorë! Sikundër të kishte qenë shteti serb në pozitën në të cilën ndodhet vendi ynë, padyshim, nga viti 1999 e vijimisht, ditë e natë e natë e ditë ,këtë temë, në të gjitha mediet, nivelet e strukturat ndërkombëtare ,do të kishte aktualizuar ashpërsisht, intensivisht, sistematikisht dhe tejet seriozisht! Pasiviteti, indolenca dhe indiferenca qeveritare e përgjithësisht pushtetare kosovare referuar nevojës imediate të justifikuar për reimbursime të dëmeve dhe dëmtimeve morale e materiale të sipërpërmendura nuk mund të justifikohet me asgjë prej gjëje”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".