Koronavirusi në Kosovë: 625 të vdekur e 1 mijë e 441 raste aktive

  • E.K /
  • 01 October 2020 - 09:33
Koronavirusi në Kosovë: 625 të vdekur e 1 mijë e 441 raste aktive

Kosova ka hyrë në muajin e shtatë të përballjes me infeksionin që shkakton virusi Covid-19.

Që nga 13 marsi, atëherë se kur u paraqitën rastet e para me koronavirus, të dyshuar për infeksion me Covid 19 kanë qenë 67 mije e 874 kosovarë. Nga ta, 15 mijë e 620 raste kanë rezultuar pozitive deri më tani.

Por, edhe qindra kosovarë të tjerë nuk kanë arritur që ta mposhtin luftën me këtë infeksion të rrezikshëm i cili ka prekur të gjithë botën. vetëm në Koosvë për tetë muaj kanë vdekur 625 persona nga Covid 19. Shumica nga ta, sipas profesionistëve shëndetësorë kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

E ka dy ditë qëkur vendi nuk ka shënuar as edhe një rast të vetë të vdekjes nga Covid 19.

Megjithëkëtë gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 62 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 13.554 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.441

(Kosova Sot Online)