Lexoni edhe:
Po fundoset banda Devolli, Qeveria e keqe e bëri një ligj të mirë nën presionin e vullnetit qytetar
Një 47-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Durrësit për shkak se akuzohet për vjedhje të përsëritur.
Sipas policisë i arrestuari është A. Q., 47-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi më datë 29.09.2020, gjatë natës, në lagjen 13, Plazh, Durrës, ka thyer xhamin e automjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E. K., ku ka vjedhur disa sende personale. Gjithashtu ka vjedhur pasqyrat e një mjeti në pronësi të shtetasit M. M..
Pas arrestimit të tij policia ka zbardhur edhe 9 vjedhje të ndodhura kryesisht në zonën e plazhit.
(Kosova Sot Online)