Po fundoset banda Devolli, Qeveria e keqe e bëri një ligj të mirë nën presionin e vullnetit qytetar

Po fundoset banda Devolli, Qeveria e keqe e bëri  një ligj të mirë nën presionin e vullnetit qytetar
Po fundoset banda Devolli, Qeveria e keqe e bëri  një ligj të mirë nën presionin e vullnetit qytetar

Ragip Guraziu

  • 01 October 2020 - 07:51

Shkruan: Ragip Guraziu

Siç e kemi përcjellur dhe është raportuar, në kuadër të Komisionit Parlamentar për Infrastrukturë gjatë shqyrtimit në parim dhe rekomandimit për votim në seancë në radhës, ka kaluar pa problem dhe pa ndonjë përpjekje për ta ndaluar Projektligjin për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Automjete, që heq detyrimin për homologim për vetura të reja dhe të vjetra që vijnë nga shtetet e Bashkimit Evropian, Zvicra dhe Norvegji. Sipas ligjit të deritashëm në fuqi, devollit i kanë zhvatur pamëshirshëm qytetarët e Kosovës pasi që secili qytetar që ka importuar veturë nga ndonjë vend tjetër në Kosovë është dashur të paguajë hiç më pak se 125 euro në emër të homologimit, proces ky i vlerësuar si i panevojshëm edhe nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Kosovë. Homologimi ishte ndër çështjet më të diskutuara vitin e shkuar në Kosovë pasi “Euro Lab” kishte monopol për homologim në Kosovë për më shumë se një dekadë.

-Homologimi ishte ndër çështjet më të diskutuara vitin e shkuar në Kosovë pasi “Euro Lab” kishte monopol për homologim në Kosovë për më shumë se një dekadë. Më në fund me këtë ligj që e ka bërë Qeveria e Kosovës dhe po e gjen mbështetjen në parlament, që është votuar me shumicën e votave të deputetëve në komisionin përkatës, me rekomandim seancës po ashtu që të votohet dhe zbatohet pastaj në praktikë, po zbatohet vullneti i qytetarëve nënshkrues të peticionit të vitit të shkuar, që kishte grumbulluar më shumë se 10 mijë nënshkrime në kërkesën për ndërprerje të homologimit të veturave.

Le të na mbetet në kujtesën tonë nga kjo qeveri e dështuar edhe diçka e mirë për ta përshëndetur dhe për ta çmuar. Ndoshta ka ardhur koha dhe po përfundon më në fund e gjithë epoka e zhvatjes nga Oligarkët Devolli prej më shumë se një dekadë në fushën e homologimit të automjeteve, me dërgimin e ligjit të ri në parlament nga ana e Qeverisë së Kosovës, ligj i cili, duke e pasur edhe mbështetjen e shumicës në komision, vetëm një votë kundër, do ta merr edhe votën e shumicës në seancë plenare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".