Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

  • E.K /
  • 01 October 2020 - 14:44
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Sot rreth orës 13:00 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Isa Kastrati”, në kryeqytet. Sipas Policisë, nuk ka persona të lënduar nga ky rast.

Rastin, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka bërë me dije se është identifikuar një person i dyshuar për këtë rast dhe se i njejti është në kërkim.

“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat e fillestare nuk ka  persona të lënduar. Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në zbardhjen e rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast. Deri tani, policia ka identifikuar një person si të dyshuar, i cili është në kërkim nga ana e policisë”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)