Pronari i “Selo Tours” - Selajdin Janjeva vritet në Serbi, plagoset baxhanaku i tij

  • A.P /
  • 01 October 2020 - 23:09
Pronari i “Selo Tours” - Selajdin Janjeva  vritet në Serbi, plagoset baxhanaku i tij

Sonte në Novi Pazar ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku persona të panjohur kanë vrarë pronarin e një agjensioni turistik në Prishtinë, dhe kanë plagosur një tjetër.

Mediet raportojnë se viktima është Selajdin Janjeva, pronari i agjensionit turistik “Selo Tours” nga Prishtina, ndërsa ka mbetur i plagosur baxhanaku i tij.

Pas të shtënave, vrasësi është në arrati ndërsa Policia është në kërkim të tij, shkruan Kurir.

Rezultatet e para të hetimit tregojnë se një person gjuajti me armë dhe e plagosi një person në këmbë, dhe më pas një vrasës i paidentifikuar vrau Selajdin Janjevën.

Policia është në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet, teksa edhe ambulanca shihet aty.

(Kosova Sot Online)