Parashikimi i motit për sot dhe nesër në Kosovë

  • E.K /
  • 02 October 2020 - 08:14
Parashikimi i motit për sot dhe nesër në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) njofton se në dy ditët e ardhshme mbi vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

(Kosova Sot Online)