Tragjedia në Novi Pazar, kjo është gjendja shëndetësore e të plagosurit

  • E.K /
  • 02 October 2020 - 09:36
Tragjedia në Novi Pazar, kjo është gjendja shëndetësore e të plagosurit

Mbrëmë në Novi Pazar në rrethana të paqarta është vrarë pronari i kompanisë ‘Selo Tours’, Selatin Janova, derisa raportohet se ka mbetur i plagosur baxhanaku i tij.

Siç raporton televizioni serb A1 tv, personi i plagosur është me inicialet J.P dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Novi Pazarit me një plagë në këmbë dhe se është jashtë rrezikut për jetë.

“Një burrë me inicialet J.P është dërguar në departamentin e kirurgjisë me një plagë në këmbë dhe i janë bërë analizat e duhura. Ai është jashtë rrezikut për jetë”, i është thënë këtij televizioni për gjendjen shëndetësore, derisa ende nuk dihet autori që ka shtënë.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes i kanë thënë A1 se janë dëgjuar shumë të shtëna.

(Kosova Sot Online)