Gjendja në Pejë: Tetë pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi

  • E.K /
  • 02 October 2020 - 09:56
Gjendja në Pejë: Tetë pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka bërë të ditur se aktualisht janë 10 pacientë që po trajtohen nga COVID-19 dhe prej tyre 8 janë në oksigjenoterapi, ndërsa asnjë pacient nuk është në gjendje të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 200 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, 17 prej të cilëve janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

6 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 3 lindje kanë qenë normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore.

187 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2.798 analiza, ndërsa janë kryer 6 operacione.

(Kosova Sot Online)