Vjosa Osmani u uron shërim nga COVID-19 Trumpit dhe gruas së tij

  • E.K /
  • 02 October 2020 - 09:58
Vjosa Osmani u uron shërim nga COVID-19 Trumpit dhe gruas së tij

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar shërim të shpejtë presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe gruas së tij, të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

“Iu uroj shërim të shpejtë presidentit dhe zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Ndërkaq, vetë presidenti Trump ka njoftuar për rezultatin pozitiv me COVID-19.

“Sonte, Melania dhe unë rezultuam pozitiv për COVID-19. Ne do të fillojmë procesin e karantinës dhe rikuperimit menjëherë. Ne do ta kalojmë këtë bashkë!”, shkruan Trump.

Për këtë ka shkruar edhe mjeku i presidentit, Sean Conley

“Presidenti dhe Zonja e Parë janë të dy mirë në këtë kohë dhe ata planifikojnë të qëndrojnë në shtëpi brenda Shtëpisë së Bardhë gjatë rikuperimit të tyre”, shkroi Conley.

(Kosova Sot Online)