Deputeti i AAK’së ia radhit një varg ankesash Qeverisë Hoti

  • E.K /
  • 02 October 2020 - 11:05
Deputeti i AAK’së ia radhit një varg ankesash Qeverisë Hoti

Deputeti i AAK’së, Gazmend Syla ka radhitur një varg ankesash për Qeverinë në krye me Avdullah Hotin, teksa thotë se do të jetë kritikues ndaj ekzekutivit, çdo herë kur mendon që ka të drejtë.

Ai ka thënë se ministrat e kësaj Qeverie duhet të dinë se cka kërkon populli nga ata.

“Mijëra qytetarë kanë nevojë për insulinë cilësore me çmim të ulët; mijëra të tjerë kanë nevojë të mos presin me muaj në radhë për operime, e në atë pritje të durojnë dhimbje të tmerrshme. Vulën apostile me lëshu brenda ditës, e jo me udhëtu qytetarët dy ditë për Prishtinë, me shpenzime që shkojnë deri në 40€. Aplikuesi për grante/subvencione ( bujku,fermeri, bletari etj) në qoftë se e ka harru ndonjë dokument me e bashkangjit në dosje kur ka apliku, mos me refuzu, por me thirr në telefon e mi thanë me plotësu dosjen. Jepini shancë studentëve për regjistrim, mos të mbet askush jashtë, e kur pranohen, mos ju falni notat. Ata që s’janë për studime, largohen vetvetiu”, ka thënë ai.

“Punëtorët kanë nevojë për siguri në punë, e jo të vdesin duke u rrëzuar nga katet e larta të ndërtesave. Ndërkohë, rinia jonë punon 12 orë në ditë për tu paguar për 8 orë, me paga qesharake. Gardianit nga Peja me ja dhanë mundësinë me punu ma afër shtëpisë së tij e jo në Podujevë ose në Mitrovicë e Prizren. Taksistët kanë nevojë për vendparkime, e jo për gjoba.  Sporti kosovar ka nevojë për subvencionim, përndryshe do të kolapsojë.  Të pranohen në polici ata që kanë diplomë dhe tru, e jo ata që kanë këmbë të shpejta, apo familjarë të pushtetshëm. Përderisa çdo ditë kemi vdekje në komunikacion, shtrëngoni kriteret e pajisjes me patentshofer”, tha ai.

 

Është për tu përshëndetur vendimi i qeverisë Hoti, që prek pikërisht shtresën më të varfër të popullit (ndarjen e 60...

Publiée par Gazmend Syla sur Vendredi 2 octobre 2020

(Kosova Sot Online)