“O sa mirë me qenë shqiptar” – kështu e pret Edi Rama kryeministrin Hoti me kabinet

  • E.K /
  • 02 October 2020 - 11:10
“O sa mirë me qenë shqiptar” – kështu e pret Edi Rama kryeministrin Hoti me kabinet

Qeveria e Kosovës tashmë ka arritur në Tiranë, e ministrat e Hotit po shkruajnë për përshtypjet atje.

Kryeministri Avdullah Hoti është nisur bashkë me kabinetin e tij për takimin me qeverinë e Shqipërisë.

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, tregon se në Tiranë u priten me flamuj të shumtë të Kosovës dhe të Shqipërisë.

“Tirana sot e mbushur me flamurë  dhe . O’ sa mirë me qenë shqiptar!”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Hoti ka publikuar një fotografi në profilin e tij zyrtar ku shihet bashkë me ministrat e LDK-së teksa udhëtonte me autobus drejt Shqipërisë për mbledhjen e dy qeverive.

“Bashkë me kabinetin rrugës për Shqipëri. Për pak takohemi me kolegët tanë nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. #Bashkë”, ka shkruar Hoti.

Mbledhja e dy qeverive pritet të fillojë në orën 12 e 45.

(Kosova Sot Online