Mbipesha problem, mjeku australian tregon se cilat janë gjasat që Trump të mposhtë virusin

  • E.K /
  • 02 October 2020 - 11:21
Mbipesha problem, mjeku australian tregon se cilat janë gjasat që Trump të mposhtë virusin

Mjeku australian, Norman Swan, i cili ndryshe njihet edhe me nofkën “Fauci i Australisë”, ka folur për shanset që Donald Trump ka për të mposhtur koronavirusin.

Në analizën e tij Swan ka marrë parasysh moshën e presidentit Trump (74), duke treguar se niveli i vdekjes nga COVID-19 është mes 5 dhe 12%, shkruan BBC.

Ai tutje shton se mbipesha e Trump e rrit rrezikun për 40 % shtesë, dhe në rrethana të tilla rreziku i vdekjes shkon mes 7 dhe 18 %.

Presidenti amerikan sot ka njoftuar se bashkë me gruan e tij kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe se tashmë gjenden në karantinë drejt periudhës së rikuperimit.

(Kosova Sot Online)