Çfarë shkruhej sot në kollaren e kryeministrit në mbledhjen e 2 qeverive Kosovë-Shqipëri!

  • 02 October 2020 - 13:05
Çfarë shkruhej sot në kollaren e kryeministrit në mbledhjen e 2 qeverive Kosovë-Shqipëri!

Mbledhja e dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë ka nisur me një kuriozitet në madh për paraqitjen e kryeministrit Edi Rama.

Kreu i qeverisë është vënë re teksa kishte veshur një kollare shumëngjyrëshe, e cila dukej si një ditar me shënime nga arritjet e bëra në këto vite qeverisje.

E dizajnuar plot me ngjyra të ndezura, të cilat duket se janë në preferencën e kryeministrit, kollarja mban shifra të buxhetit të shtetit.

Buxheti në lekë, 774.5000.000 …..Realizim” janë disa nga termat e shkruara në kollare që vihen re nga fotot e publikuara në media.

Sot në Tiranë po zhvillohet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, të Shqipërisë dhe të Kosovës ku në axhendë është nënshkrimi i 14 marrëveshjeve.

Ndër marrëveshjet më të rëndësishme janë: Kosova me doganë në portin e Durrësit, linja e përbashkët hekurudhore dhe ndërtimi i një hidrocentrali.

Më herët ishte parashikuar të zhvillohej më 25 shtator në Shkodër, por për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës u shty për sot më 2 tetor 2020.

(Kosova Sot Online)