Rama: Duhet të bëjmë çmos që Kosova ta marrë njohjen e madhe nga Serbia

  • E.K /
  • 02 October 2020 - 13:59
Rama: Duhet të bëjmë çmos që Kosova ta marrë njohjen e madhe nga Serbia

Kreu i Qeverisë shqiptare, Edi Rama ka folur para mediave pas nënshkrimit të marrëveshjeve me Kosovën.

Rama ka thënë se cështja e Mini Shengenit Ballkanit nuk duhet të lihet peng, e nuk duhet të shfrytëzohet nga askush.

“Një projekt që asnjë burrë në çfarëdo moshe qoftë nuk mund ta marri peng dhe nuk duhet ta vonojë duke shfrytëzuar mandat përfaqësimi nga populli ynë këtej dhe andej bjeshkëve”, ka thënë Rama.

Kryeministri i Shqipërisë tha se Mini Shengeni do të ndikojë për një jetë më të mirë për rajonin.

Ai ka shtuar se përmes këtij projekti mund të arrihet edhe njohja e madhe e Kosovës nga Serbia.

“Shengeni është një projekt i cili do të ndikojë drejtpërdrejtë shumë më të mirë për rininë tonë dhe për fëmijët e fëmijëve tanë, është një projekt transformues për mënyrën e të jetuarit. Duhet të bëjmë çmos të shkëputemi nga e shkuarja dhe për njohjen e madhe të Kosovës nga Serbia që mund të realizohet vetëm në rrugë diplomatike dhe përmes mençurisë durimit dhe aftësisë për të fituar një betejë si kjo që është diplomatike nuk është ushtarake, Kosova e ka fituar lirinë, nuk mund të vihet në diskutim shtetësia, apo të zhbëhet dhe i takon Kosovës dhe na takon dhe ne Shqipërisë”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)