Loja më vijat e kuqe mes partive politike, shpikje e strukturave të fshehta serbe që kontrollojnë partitë politike kosovare

Loja më vijat e kuqe mes partive politike, shpikje e strukturave të fshehta serbe që kontrollojnë partitë politike kosovare
Loja më vijat e kuqe mes partive politike, shpikje e strukturave të fshehta serbe që kontrollojnë partitë politike kosovare

Xhevat Meha

  • 02 October 2020 - 13:14

Shkruan: Xhevat Meha

Kjo forja me vija të kuqe është luajt nga rrjeti i strukturave të fshehta serbe për t'ua lye me tëlyen trurin anëtarëve e militantëve të partive për t'i vënë njërin kundër tjetrit, për të krijuar artificialisht fronte: në vs ata. Ka qenë lyerje efikase e trurit me tëlyen, fshihej të vepruarit në të njëjtën vijë të prijësve, në sy të anëtarëve e militantëve prijësit para e kopeja mbrapa e njërës parti kundër partisë tjetër, e pas perdes prijësit bashkë duke nda pazaret. Le të i heq Isa Mustafa vijën e kuqe për Vettingun që kjo qeveri ia ka vendosur, e avullojnë strukturat e fshehta serbe menjëherë!

Pse dhe si Isa Mustafa qëndron komfor në krye të LDK-së?!

Prej se Isa Mustafa ka ardhur në krye të LDK-së ka renditë në gjerdan rezultatet "prej fitores në fitore". Pavarësisht kësaj, ky rrinë i qetë pa asnjë shqetësim. Pse dhe si kjo? Për ata-ato që kanë harruar, kur Isa Mustafa erdhi në krye të LDK-së, bëri ndryshimin e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së ku rreth 2/3 i solli njerëz të rijnë, të tjerë nga ata që ishin. Me këtë ndryshim ka siguruar komforin që është duke e shijuar ende. Por, shtrohet pyetja: Si është e mundur që një individ i cili së pari bëhet Kryetar i Partisë dhe vetëm pastaj nënshkruan librezën e anëtarësisë t'i njoh një masë kaq të madhe të individëve, nga degë e nëndegë, ti njohë cilësitë e tyre, të dijë se cili bënë dhe cili nuk bënë? Përgjigja ime është se këta individ janë shoshitur mirë nga SHMS-të përmes rrjetit të spiunëve brenda LDK-së, janë përzgjedhur, janë futur në listë dhe ky vetëm e ka zbatuar si të gatshme.-Kur vitin e kaluar, Vjosa në fushatë deklaronte se ka vija të kuqe me PDK-në, e kam vlerësuar si gabim. Ka individë të devotshëm për lirinë e Kosovës në PDK e ka në LDK. Dhe gjithashtu ka individ spiunë të stërvitur të betuar të Serbisë në PDK e ka në LDK, ka laskuca e grykës në PDK e ka në LDK. Njëjtë edhe në partitë tjera, edhe në VV.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".