Thirreni menjëherë Policinë nëse e shihni këtë të ri ose dini diçka për të

  • E.K /
  • 02 October 2020 - 14:43
Thirreni menjëherë Policinë nëse e shihni këtë të ri ose dini diçka për të

Policia e Kosovës. është duke e kërkuar 20-vjeçarin Leon Zekaj nga Peja. Drejtoria Rajonale e Policisë së Pejës ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, përmes së cilës u kërkon atyre që ndihmë për ta kapur Leon Zekajn.

Ai është duke u kërkuar për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Vjedhje”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e Policisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për ta kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë); 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë; E-mail adresa: [email protected].

(Kosova Sot Online)