Joe Biden rezulton negativ në testin për koronavirus

  • A.P /
  • 02 October 2020 - 18:53
Joe Biden rezulton negativ në testin për koronavirus

Kandidati demokrat për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka bërë të ditur se ka rezultuar negativ në testin për COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ai përmes një shkrimi në Twitter.

“Unë jam i lumtur të raportoj se Jill dhe unë kemi rezultuar negativ në testin për COVID-19. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja. Shpresoj që kjo të shërbeje si një kujtesë: mbani maskë, mani distancë dhe pastroni duart”.

Kujtojmë se Presidenti amerikan Donald Trump dhe gruaja e tij Melania, të dy kanë rezultuar pozitiv në testin e kryer për COVID-19.

(Kosova Sot Online)