Gjendet pa shenja jete i moshuari nga Prishtina që u zhduk para disa javësh

  • A.P /
  • 02 October 2020 - 19:07
Gjendet pa shenja jete i moshuari nga Prishtina që u zhduk para disa javësh

I moshuari nga Prishtina i cili tash e disa javë raportohet i zhdukur është gjetur sot pa shenja jete.

Lajmin e ka bërë të ditur vullnetari Ridvan Tahiri i cili me një grup njerëzish ishin angazhuar në kërkimin e tij.

Tahiri shkruan se ai është informuar se Berkolli është gjetur pa shenja jete.

Po sa u informova se Enver Berkolli eshte gjetur pa shenja jete. Ndjej dhimbje dhe pikllim te thell me familjen…

(Kosova Sot Online)