Vetëm dy ditë para se të rezultonte pozitiv për Covid-19 Trump u tall me Bidenin për mbajtjen e maskës
Vetëm dy ditë para se të dilte pozitiv për Covid-19, presidenti amerikan Donald Trump ishte tallur me te nominuar demokrat për presidentin Joe Biden, për mbajtjen e maskës.
Në debatin e parë presidencial, të martën në mbrëmje, Trump tha se ai vendos maskë vetëm kur mendon se ajo i duhet.
“Sonte është shembulli. Të gjithë janë testuar, keni distancë sociale dhe gjithçka që duhet të keni”, tha Trump.
E ulur në audiencë e pa maskë fytyre ishte Zonja e Parë, Melania Trump, e cila gjithashtu doli pozitive për koronavirus.
Të dy ata kanë udhëtuar me Hope Hicks, këshilltare e afërt e Trump, e cila rezultoi pozitive në fillim të kësaj jave.
Gjatë debatit, Trump gjithashtu e sulmoi Bidenin se e mban vazhdimisht maskën në publik.
“Unë nuk mbaj maskë si ai”, tha Trump.
“Sa herë që e shihi atë ai është me maskë. Ai mund të flasë nga 200 metra largësi dhe ai prapë shfaqet me maskën më të madhe që kam parë”, tha Trump.
Biden u përgjigj duke thënë se “maskat bëjnë ndryshim të madh” në luftën kundër përhapjes së koronavirusit duke theksuar se nëse amerikanët do të mbanin maskë dhe të praktikonin disatancimin soacial në mes tani dhe muajit janar 2021 do të mund të shpëtoheshin 100 mijë jetë.
Trump ka kritikuar Bidenin për mbajtjen e maskës që nga muaji maj.
Presidenti për muaj të tërë ka refuzuar të mbajë maskë në publik. Për herë të parë me maskë u pa në muajin korrik.
(Kosova Sot Online)
