Osmani takon ambasadorin Rohde për nder të 30 vjetorit të bashkimit të dy Gjermanive

  • E.K /
  • 03 October 2020 - 10:07
Osmani takon ambasadorin Rohde për nder të 30 vjetorit të bashkimit të dy Gjermanive

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde për nder të ditës së bashkimit të Gjermanisë.

Osmani në takim ka thënë se 30 vjetori i bashkimit të të dy Gjermanive përbën frymëzim dhe model për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave demokratike.

“Teksa sot gjermanët kremtojnë, ndonëse me sheshe më pak të mbushura , shkaku i pandemisë, ne bashkohemi me ta për të festuar këtë 30 vjetor dhe për të rikonfirmuar përkushtimin për vazhdimësinë e miqësisë dhe lidhjes së fortë mes popullit të Kosovës dhe popullit të Gjermanisë”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, tre dekada më parë, Gjermania ishte prijetare në zhvillimin politik e ekonomik sepse gjermanët treguan guximin dhe vendosmërinë për të përqafuar vlerat më sublime të demokracisë. 

Një telegram me rastin e Ditës së Bashkimit të të dy Gjermanive, zonja Osmani ia ka drejtuar edhe Kryetarit të Bundestagut, Wolfgang Schäuble.ë

(Kosova Sot Online)