Ministri australian tallet me Trumpin: A e ke shqyrtuar dezinfektuesin intravenoz

  • E.K /
  • 03 October 2020 - 16:22
Ministri australian tallet me Trumpin: A e ke shqyrtuar dezinfektuesin intravenoz

Ministri i Shëndetësisë në rajonin Queensland të Australisë e ka ngacmuar presidentin amerikan, Donald Trump, pasi kreu i Shtëpisë së Bardhë dhe bashkëshortja e tij u diagnostikua me koronavirus të premten.

“A e ke shqyrtuar dezinfektuesin intravenoz”, shkroi ministri Steven Miles në llogarinë e tij në rrjetin social, Twitter.

Si duket, ai iu referua sugjerimit të Trumpit që zbardhuesi mund të ndikojë në luftën kundër koronavirusit. Pas kësaj deklarate, kundër tij kishte pasur shumë deklarata dhe përqeshje.

Miles, i cili gjithashtu shërben si zëvendëskryeministër rajonal në Queensland, ka refuzuar të kërkojë falje për këtë shaka, shkruan Skynews.

“Mendoj se të gjithë e dinë kontekstin këtu, të gjithë i dinë gjërat goxha mixore që Donald Trump i ka thënë gjatë pandemisë. Ishte shumë e papërgjegjshme nga ana e tij që të bënte deklarata rreth trajtimeve të supozuara që ishin të pavërtetuara, rreth vaksinave të supozuara që ishin të pavërtetuara”, tha ky ministër.

(Kosova Sot Online)