Pranoi të bashkëjetojë me të dashurin, ai e dhunon seksualisht

  • A.P /
  • 04 October 2020 - 09:50
Pranoi të bashkëjetojë me të dashurin, ai e dhunon seksualisht

Një grua ka raportuar në polici se është dhunuar seksualisht nga i dashuri i saj, me të cilin kishte pranuar të bashkëjetonte.

Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në Graqanicë, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Viktima ka deklaruar se i dashuri i saj, shtetas i huaj, e ka dhunuar seksualisht.

“Është raportuar se viktima femër kosovare pas pranimit të bashkëjetojë me të dyshuarin mashkull, shtetas i huaj, është dhunuar seksualisht pa dëshirën e saj”, bën të ditur policia.

Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)