Katër vëllezër përfshihen në një incident me zyrtarët komunal në Drenas, policia njofton për rastin

  • A.P /
  • 04 October 2020 - 09:54
Katër vëllezër përfshihen në një incident me zyrtarët komunal në Drenas, policia njofton për rastin

Katër vëllezër janë arrestuar dje në Drenas nën dyshimin për “kanosje ndaj personit zyrtar”, njofton policia.

Sipas policisë, të dyshuarit kanë kanosur zyrtarët komunal përderisa këta të fundit ishin në detyrë.

Pas intervistimit të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

Njoftimi i plotë i PK-së:

KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR Gllogoc, Prishtinë 02.10.2020-09:00. Me 03.10.2020 janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (vëllezër) pasi që të njëjtit  i kanë kanosur dhe penguar zyrtarët komunal  në kryerje të detyrës zyrtare. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48-orë. Rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)