Rrahje në Lipjan, tre persona dërgohen për në spital

  • A.P /
  • 04 October 2020 - 10:35
Rrahje në Lipjan, tre persona dërgohen për në spital

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore pasi janë përfshirë në një rrahje në fshatin Shalë të Lipjanit.

Për këtë rast policia ka arrestuar dy të dyshuar, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i PK-së:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR /Fsh. Shalë, Lipjan 03.10.2020 – 11:55.  Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht tre viktima  meshkuj kosovar të cilëve u kanë shkaktuar lëndime trupore. Viktimat kanë pranuar  tretman mjekësor ndërsa  të dyshuarit pas intervistimit me vendim  të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet. 

(Kosova Sot Online)