Mot i paqëndrueshëm gjatë javës së ardhshme, këto janë temperaturat

  • A.P /
  • 04 October 2020 - 11:31
Mot i paqëndrueshëm gjatë javës së ardhshme, këto janë temperaturat

Instituti hidrometeorologjik njofton se java do të fillojë me mot të paqëndrueshëm, rreze dielli dhe vranësira të cilat gjatë ditës nuk do të jenë stabile, duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas IHK-së, situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të vazhdojë deri ditën e mërkurë apo të enjten.

Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-27 gradë Celsius.

“Situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të vazhdoj deri ditën e mërkurë apo të enjten. Në vise malore do të ketë rënie të dukshme të vlerave të temperaturave maksimale. Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-27 gradë Celsius. Këto temperatura mbeten të larta për 3-4 gradë Celsius mbi mesataret e muajit tetor. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-19m/s” thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)